Lajme

Berisha: Zero tolerancë për të inkriminuarit në Policinë e Shtetit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit të tij për sigurinë dhe rendin, ka theksuar se një nga prioritetet kryesore do të jetë largimi i të gjithë punonjësve të inkriminuar nga Policia e Shtetit dhe administrata shtetërore. Ai ka denoncuar lidhjet mes politikës dhe krimit, duke shtuar se krimi është aktualisht në duar të atyre që mbështeten nga figura të larta politike.

“Nga organet e Policisë së Shtetit do të largohen që të gjithë ata që janë të inkriminuar.  Dosjen me 1 milion faqe të ardhura, të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do zbardhen dhe do bëhen publike në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit”, tha Berisha.

Berisha theksoi se dosjet e inkriminuarëve, përfshirë ato me biseda telefonike që lidhin politikën me krimin, do të bëhen publike dhe se do të vendoset zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

 “Ka shumë punonjës të zbatimit të ligjit, të cilët mezi presin të bëjnë ligjin, të lejohen të bëjnë ligjin. Të cilët kanë të gjithë aftësitë e tyre për t’i dhënë përgjigjen më dërrmuese bandave dhe kriminelëve, guximi i të cilave, pushteti i të cilave buron nga zyra e Edi Ramës, Taulant Ballës, Hoxhës, Prodës, etj. Ata sot me hijen e krimit trembin qytete dhe qytetarë, por i garantoj që nesër, kudo që të jenë, edhe në shpellat më të largëta të këtij planeti, do gjenden dhe do marrin ndëshkimin që meritojnë. Zero tolerancë ndaj krimit të organizuar”, tha ai.

AddThis Website Tools
Blerti Delija

Recent Posts

Inter, Inzaghi: Të kufizojmë Yamal. Lautaro? Do e vlerësojmë me stafin

Është prag Inter-Barcelona, një ndeshje që mund të vlejë një sezon për zikaltërit. Ndeshja e…

17 hours ago

Trump: Putin duhet të heqë dorë nga e gjithë Ukraina

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se liderët evropianë i kanë kërkuar që të bindë…

17 hours ago

Nisin në Londër festimet për 80-vjetorin e Ditës së Fitores ndaj Gjermanisë naziste

Me një paradë madhështore ushtarake, që nisi nga sheshi i Parlamentit dhe përfundoi pranë Pallatit…

17 hours ago

Inter-Barcelona, rekord të ardhurash nga “San Siro”

Inter-Barcelona do të jetë një ngjarje historike jo vetëm në fushë, por edhe në bilance.…

18 hours ago

Precedentët, Bajerni festoi titullin nga “divani” për herë të katërt në histori

Ditën e djeshme Bajerni festoi titullin e 34-rt në histori, por ky triumf nuk u…

19 hours ago

“Final Four” për vajza, nesër hidhet shorti i gjysmëfinaleve

Vllaznia, Gramshi, Apolonia dhe Partizani janë katër ekipet që do të luajnë në “Final 4”,…

19 hours ago