Lajme

BERZH çel tenderin për rindërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit

Hekurudha Shqiptare çeli tenderin për rindërtimin e segmentit Vorë – Hani i Hotit duke përfshirë punimet civile, sinjalistikën dhe telekomunikacionin.

Bëhet fjalë për një prej projekteve më të rëndësishme që lidhet me ndërtimin e një rrjeti transporti kombëtar multimodal në shërbim të zhvillimit ekonomik e mirëqenies sociale të shtetasve shqiptarë.

Shpallja është bërë në sistemin e prokurimit të Bankës Europiane Për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Rindërtimi i kësaj linje hekurudhore prej 120 km nga Vora në Han të Hotit, në kufi me Malin e Zi do të lidhë Shqipërinë me rrjetin hekurudhor evropian.

Projekti ka një rëndësi të madhe strategjike dhe është pjesë e rrjetit kryesor të shtrirjes treguese të rrjetit Trans-Europian të Transportit (TEN-T) në Ballkanin Perëndimor.

Rehabilitimi i linjës hekurudhore do të sjellë infrastrukturën në standardet e BE-së dhe do të krijojë kushte për zhvillimin e shërbimeve të pasagjerëve dhe mallrave në Shqipëri.

Kosto totale e projektit është rreth 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.

Nga këto 98.7 milionë euro janë hua nga BERZH dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Europiane e Investimeve. 133 milionë euro janë grant investimi nga Bashkimi Europian.

Parashikohet që shpejtësia e trenave që do të lëvizin në segmentin Vorë-Hani i Hotit të jetë 120 km në orë. Të gjitha linjat do të jenë të elektrifikuara dhe do të jenë kantiere të hapura brenda vitit 2025.

Parashikohet ndërtimi i 12 stacioneve hekurudhore, një tuneli me gjatësi 320 metra dhe ndërtimi i 112 urave.

Me rindërtimin e kësaj linje hekurudhore pritet një fluks prej 2.3 milionë udhëtarësh në vit dhe një volum mallrash 900 mijë tonë në vit. Koha mesatare e udhëtimit Vorë-Hani i Hotit do të jetë vetëm 2 orë.

Investimi do të gjenerojë kursime në kohë, kosto operative, siguri rrugore dhe përfitime mjedisore. Ai do të përmirësojë qëndrueshmërinë financiare të sektorit duke lejuar përdorimin efektiv të aseteve në mënyrë që të rriten të ardhurat e sektorit si dhe të reduktohen kostot e mirëmbajtjes.

Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga Jugu në Veri. Hekurudha lidh qendrat urbane të Vorës, Mamurrasit, Laçit, Milotit, Lezhës, Shkodrës dhe Koplikut.

Linja ekzistuese hekurudhore Vorë – Hani i Hotit u ndërtua në dy faza: nga Vora në Laç në fillim të viteve 1960, ndërsa nga Laçi deri në kufirin e Shqipëri-Mali i Zi, në vitin 1985.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Shqipëri-Çeki, UEFA gjobit FSHF-në

Federata e Futbollit është njohur me vendimet e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA…

2 hours ago

Ajax-Lazio në RTSH, Baroni: Do të jetë një ndeshje spektakolare

Në prag të ndeshjes kundër Ajaksit, trajneri i Lazios, Marco Baroni ka folur për ndeshjen…

2 hours ago

Shqipëria njeh nesër kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Shqipëria do të njohë nesër kundërshtarët e kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Shorti do…

2 hours ago

Tronditet bota e futbollit, ndahet nga jeta futbollisti 22-vjeçar

Një lajm i trishtë trondit botën e sportit. Ndahet nga jeta futbollisti i Vushtrisë, Erjon…

2 hours ago

Situata në Champions, ndizet “lufta” për “Top 8”

Kanë përfunduar ndeshjet e turit të 6-të të fazës së ligës në Champions League. Liverpuli…

2 hours ago

Bullgaria dhe Rumania pranohen në Shengen, BE: Nga 1 janari dy vendet bëhen anëtare me të drejta të plota

Nga 1 janari, Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtare me të drejta të plota të zonës…

2 hours ago

This website uses cookies.