Besëlidhja, kampione në anën sociale

Beselidhja kampione ne anen sociale
Besëlidhja në basketboll për meshkuj nuk është vetëm kampione në fushën e lojës, por dhe në anën sociale. Lojtarët e kësaj skuadre kanë dhuruar disa çaste gëzimi për vajzat jetime në Qendrën “Rozalba” në Gjadër, teksa u bënë babagjyshët e festave të fundviti. Sandër Vlashaj, punonjës social në këtë qendër, dhe Marte Fetaj, drejtoreshë e shërbimit social në Bashkinë Lezhë shprehën mirënjohjen për skuadrën lezhjane të koshit.
Presidenti i ekipit të basketbollit të Besëlidhjes, Ylli Ujka, si dhe trajneri i kësaj skuadre, Afrim Bilali, u shprehën se nisma e tyre duhet të shërbejë si nxitje e mbështetje për këta fëmijë
Në fund basketbollistët shpërndan dhurata për fëmijë, si dhe dhanë premtimin për një rikthim të shpejtë në këtë qendër.