Krijimtaria dhe interpretimet solistike të legjendës së vallës shqiptare Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta 3 vjet më parë, vijnë mbrëmjen e së martës nga artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, përmes numrave të ndryshëm koreogerafik të luajtur prej tij ndër vite.
Për 5 dekada Artisti Besim Zekthi mbeti unik me forcën, elegancën dhe peshën e kërcimit të tij. Mjeshtri i valles popullore la vulën e tij të pashlyer në skenën shqiptare dhe jashtë saj
Besim Zekthi interpretoi mbi 200 valle si solist.Ai realizoi qindra figura artistike, të cilat janë të fiksuara në memorien artistike të gjithë adhuruesve të tij. Zekthi ishte ndër protagonistët kryesorë që i dha Gjerdanin e Artë Shqipërisë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970. Por artisti nuk u kursye as si koreograf, dhe disa prej krijimeve të tij janë pjesë e patjetërsueshme e repertorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve Popullore. Në vitin 2017 Besim Zekthi është dekoruar me titullin “Nderi i Kombit” për të gjithë kontributin e tij ndër vite.
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…
“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…
Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…
Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…
Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…
This website uses cookies.