Të gjithë besimtarët e krishterë festojnë sot, më 25 dhjetor, Krishtlindjen, një nga festat më të shenjta të krishterimit. Në këtë ditë të shenjtë, urimet për paqe, dashuri dhe solidaritet kanë mbërritur nga liderët politikë, të cilët kanë theksuar rëndësinë e kësaj feste për forcimin e lidhjeve mes individëve dhe shoqërive.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar besimtarët e krishterë, duke theksuar se Krishtlindja simbolizon “lindjen e shpresës”. Ai ka shtuar se kjo festë na fton të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashurinë, solidaritetin, mirëkuptimin dhe faljen.
“Në këtë ditë të shenjtë të Krishtlindjes dëshiroj të përcjell përshëndetjet dhe urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja. Krishtlindja kjo festë e ndritur që simbolizon lindjen e shpresës dhe paqe, na fton të ndalemi për një çast e të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit: dashuria, solidariteti, mirëkuptimin dhe faljen. Për të gjitha familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit uroj Krishtlindje të gëzuara, shëndet, paqe dhe lumturi”, shkruan Begaj.
Edhe kryeministri Edi Rama ka shpërndarë urimin e tij dhe ka postuar një ikonë të restauruar të Lindjes së Krishtit, të cilën e ka vënë në dispozicion publikut nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë. Ai ka theksuar se kjo ikonë, që daton që nga shekulli XVII, është një dëshmi e artit dhe besimit të thellë të shqiptarëve, duke uruar gjithashtu Krishtlindje të gëzuar për besimtarët e krishterë.
“Mirë mëngjes dhe me këtë ikonë të saporestauruar, që na vjen si dëshmi arti dhe besimi që prej shek. XVII, ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, Gëzuar Krishtlindjen”, shkruan Rama.
Krishtlindjet mbeten një moment i rëndësishëm për të gjithë besimtarët, një mundësi për t’u bashkuar, reflektuar dhe promovuar vlerat e dashurisë dhe solidaritetit mes njeriut dhe shoqërisë.
Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…
Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…
Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…
Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…
This website uses cookies.