Categories: AktualitetLajme

Besimtarët ortodoksë festojnë sot Pashkën, uron politika

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën, ndërsa nuk kanë munguar urimet nga politika shqiptare. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, përmes një postimi në Facebook, uron Pashkë të bekuar e të gëzuar për të gjithë besimtarët. Në këtë ditë feste, Presidenti fton qytetarët që të mbështesin vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë.

Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës, për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo të gjithë besimtarët ortodoksë. Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën. Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq. Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhënjimin e jetës mbi vdekjen.

Sot, kur besimtarët ortodoksë marrin qirinjtë nga flaka e kandilit në kishë dhe i çojnë në shtëpitë e tyre, marrin me vete edhe shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet. Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Pashkë të bekuara e të gëzuara për besimtarët ortodoksë shqiptarë, kudo ku ata festojnë“, uron presidenti. 

Me një postim në Facebook ka uruar edhe kryeministri Edi Rama, teksa shkruan: “Mirëmëngjes. Gëzuar Pashkët Ortodokse”.

Të krishterët në Festën e Pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek Zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Mjeshtri që edukoi brezat e rinj / Trashëgimia artistike e dirigjentit Kujtim Alija ruhet ende e gjallë

Figura e dirigjentit dhe mjeshtrit të korit, Kujtim Alija, mbetet një nga shtyllat më të…

9 minutes ago

PS takim në Vaun e Dejës – Banorët i rezervojnë pritje entuziaste kandidatëve për deputetë

Vau i Dejës i ka rezervuar një pritje entuziastëve kandidatëve për deputet të Partisë Socialiste.…

16 minutes ago

Kopliku: PD synon dyfishimin e buxhetit / Kandidati i PD- ASHM takim me përfaqësues të artit dhe kulturës

Takimin e radhës kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Ted Kopliku, e kishte me…

22 minutes ago

Avancon projekti për ujësjellësin në Shkodër – Shtrihen 12 km tubacione, projektit synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm

Katër muaj pas nisjes së zbatimit të projektit për përmirësimin e furnizimit me ujë të…

30 minutes ago

Malësia e Madhe përkujton Ditën e Dëshmorëve / Kjo zonë ka më shumë se 270 dëshmorë të rënë në luftë

Malësia e Madhe ka përkujtuar Ditën e Dëshmorëve. Në mëmorialin në qendër të Koplikut u…

42 minutes ago

Fitorja e Vllaznisë në RTSH Shkodra – Sukses kualifikimi në finale, por ka edhe kritika për pjesën e dytë

Ashtu si edhe në përballjet e tjera të këtij sezoni futbollistik, RTSH Shkodra ka qënë…

48 minutes ago