Besnik Çinari, shfaqje në dhjetor – Mjeshtri shkodran do të realizojë një spektakël humori në teatrin “Migjeni”
Një nga emblemat e gjalla të humorit shkodran dhe atij shqiptar, Besnik Çinari, përgatitet të sjellë për publikun një projekt humori, të cilin kishte kohë që e mendonte. Ky organizim mbështetet nga Bashkia e Shkodrës.
Shfaqja do të vijë e pasur në elementë artistikë dhe do të nderojë disa nga personalitetet shkodrane.
Spektakli, veç humorit, do të ketë edhe muzikën si pjesë të tij, shprehet mjeshtri Çinari.
Dhjetori pritet të jetë i pasur sa i përket aktiviteteve kulturore teksa një prej tyre do të jetë festivali i humorit që do të zhvillohet nga data 11 deri më 15 dhjetor.