Punimet për ndërtimin e HEC-it në Thirrë të Mirditës vijojnë, pavarësisht vendimit të bashkisë për pezullimin e tyre me një afat 60 ditor, për shkak të mungesës së dokumentacionit të kompanisë.Denoncimi është bërë nga banorët të cilët u rikthyen në terren dhe punëtorë me mjete të rënda u gjetën në punë ndërsa nuk munguan as përplasjet dhe debatet mes tyre.Banorët e fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe të cilët preken nga ky projekt thonë se kompania po punon në kundështim me ligjin, duke kryer një masakër mjedisore në këtë zonë, ndërsa institucionet përgjegjëse të veprojnë, pavarësisht ankesave dhe denoncimeve të tyre të vazhdueshme.Ata i bëjnë thirrje Bashkisë Mirditë që të marrë masa për zbatimin e vendimit të saj për pezullimin e punimeve si dhe të paralajmërojnë përshkallëzim të reagimit.Punimet për ndërtimin e HEC-it në Fan të Mirditës u pezulluan me 28 shkurt nga Bashkia Mirditë e cila gjobiti kompanine dhe me 300 mijë lekë, për shkak të mungesave në dokumentacion.Ndërkohë leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë me 20 qershor 2018, ndërsa beteja për këtë çështje vijon të jetë në dyert e gjykatave, por ende nuk ka një vendim të formës së prerë.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.