“Beteja” për hidrocentralet, kompania gjendet duke punuar në shkelje të vendimit të gjykatës
5 muaj pas bllokimit të punimeve nga Zyra e Përmbarimit për HEC-et dhe fabriken e ujit në Thirrë të Mirditë, banor dhe përfaqësues të bashkisë u rikthyen të kantier për të monitoruar zbatimin e vendimit të gjykatës.Por, punëtorë dhe mjete u gjeten duke punuar në mënyrë të paligjshme dhe në këto kushte drejtuesi i Njesisë Administrative të Fanit sinjalizoi menjëherë policinë.
Administratori i Fanit Edmond Gjonaj thotë se, pavarësisht vendimti të gjykatës, kjo kompani ka vijuar të punojë në ndërtimin e HEC-eve dhe fabrikës së ujit në këtë zonë.
Banorë të fshatrave Thirrë, Sang dhe Hebe që preken nga ndërtimi i HEC-eve dhe fabrikës së ujit akuzojnë policinë për mosveprim, ndërsa janë të vendosur në betejen e tyre për mbrojtjen e burimeve ujore dhe ekosistemit të zonës.
Pas sinjalizimit nga Bashkia Mirditë, policia mbërriti në kantierin e ndërtimit dhe pasi u njoh me dokumentacionin bëri të gjitha veprimet dhe referoi materialet në prokurori për kompaninë e cila kap duke punuar në kundërshtim me vendimin e gykatës. Leja për ndërtimin e HEC-it dhe fabrikës së ujit në zonën e Thirrës është dhënë 20 qershor 2018 dhe projekti po zbatohet nga kompania “Sang 1” shpk, ndërsa deri më tani janë relizuar afro 50 % e punimeve.