Betlehemi feston ne heshtje-Këtë vit skena tradicionale e lindjes së Jezu Krishtit u ngrit mes rrënojave
Të krishterët në Betlehem kanë kaluar në heshtje festimet që shënojnë lindjen e Krishtit ndërkohë që vazhdojnë luftimet mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.
Festat në Betlehem, qytetin ku besohet se ka lindur Jezusi, janë krejt të zakonshme. Këtë vit mungojnë dritat festive dhe pemët e zbukuruara të Krishtlindjes në sheshin kryesor Manger. Edhe skena tradicionale e lindjes së Jezu Krishtit në Kishën Ungjillore Luterane të Betlehemit mori një tjetër kuptim.
Foshnja Jezus nuk u vendos në një djep të improvizuar, por mes rrënojave, në shenjë solidariteti me shkatërrimet që kaë ndodhur në Gaza. Besimtarët ndezën qirinj dhe u lutën pranë skenës së lindjes së Krishtit të të ngritur mbi rrënoja.
Organizatorët bënë thirrje që besimtarët të harrojnë festimet e zakonshme, por të ruajnë aspektin shpirtërore të festës së rëndësishme të të krishterëve. Në vitet paraardhëse, Krishtlindja në Betlehem është festuar pranë pemëve të zbukuruara me drita dhe me ceremoni të shumta festive.