“Betlehemi i gjallë” në Hajmel/Rreth 250 vullnetarë do të angazhohen në këtë ritual tradicional

betlehemi
Në Hajmel, 22 km larg nga Shkodra, pjesë e territorit që mbulon Bashkia Vau i Dejës po i presin Krishtlindjet me përgatitjet për Betlehemin e gjallë ku dhjetëra vullnetarë të krishterë do të angazhohen nga famullia e kësaj zone në organizimin e këtij rituali që simbolizonin vendin e lindjes së Krishtit.
Një prej organizatorëve Fra Gjon Shtjefni tregon si lindi ideja e organizimit.Vullnetarët e angazhuar e presin me dëshirë këtë ritual që mbahet prej 5 vitesh. Pjesëmarrja e vizitorëve pritet të jetë e madhe.”Betlehemi i gjallë” do të mbahet në datat 26 dhe 30 dhjetor 2023 si dhe më 1 janar 2024.