“Betlehemi” i Hajmelit, tradita që vazhdon… / Ky manifestim angazhon me një rol të caktuar çdo banor të fshatit
“Betlehemi i gjallë”, rituali i organizimit të tij vijoi edhe këtë vit në fshatin Hajmel të Bashkisë Vau i Dejës. Mijëra vizitorë “prekën” nga afër historinë. Fëmijë, të rinj, burra e gra u angazhuan në këtë ngjarje të kthyer në traditë prej 5 vitesh që zhvillohet në mjedis të hapur si në një amfiteatër natyror.
Secili nga 250 vullnetarët ka një rol, njëri bluan miellin e dikush tjetër ndërton enë prej balte, të tjerë punojnë hekurin e drurin e të gjithë bashkë gëzojnë lindjen e shpëtimtarit.
“Betlehemi i gjallë” nuk i përket vetëm të krishterëve. Olsi është njëri nga shembujt e atyre që beson në islam, por angazhohet me dëshirë në këtë festë të fshatit prej tre vitesh.
Ky vit ka të veçantat e tij sa i përket organizimit.
Çdo vit shfaqja e Betlehemit të gjallë në Hajmel tërheq mijëra vizitorë nga i gjithë vendi.