Betlehemi në bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë – Dom Artur Jaku: Ndezim dritat festive, kohë reflektimesh

Në vigjilje të Zojës së papërlyer, besimtarë të shumtë, krahas meshës së shenjtë, morën pjesë në ndezjen e dritave të pemës dhe bekimin e Betlehemit.
Të rinjtë e bazilikës Zoja e Këshillit të Mirë prej ditësh janë bërë pjesë e përgatitjeve të Betlehemit dhe dekorit të krishtlindjes.
Besimtarët katolikë po përgatiten për të kremtuar krishtlindjen, ndaj edhe atmosfera festive me dritat shumëngjyrëshe dhe krijimin e Betlehemit do të vijojnë të shoqërojnë muajin dhjetor edhe pranë bazilikës në hyrje të qytetit.