Betohen rekrutët e FSK, Osmani dhe Kurti: Ushtria e Kosovës, amanet i të rënëve për liri

Screenshot_5-5

Është mbajtur këtë të premte (28 mars) ceremonia e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj.

Të pranishëm në ceremoni ishin dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Osmani: FSK është dëshmi e sakrificës, është pasardhëse e UÇK-së

Presidentja, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se FSK është dëshmi e sakrificës dhe se Kosova është e lirë falë sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve.

Të gjithë sot që u betuat  jeni pasardhës të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët sakrifikuan gjithçka për atdheun në momentet më të rënda të historisë sonë, prandaj mbajeni këtë uniform me krenarin më të madhe. Ushtria nuk është thjesht një forcë e armatosur ushtria e jonë është një betim i përhershëm për atdheun tonë, është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen”, tha a para e shtetit. Sot është një ditë e veçantë për ju dhe për dhe për të gjithë republikën e Kosovës. Sot 344 djem e vajza u bashkohen radhëve të FSK-së duke u bërë pjesë e një misioni tyre shenjtë mbrojtjes së atdheut të tyre, garantimit të sigurisë dhe mbështetjes së paqes në vendin tonë e përtej tij”, tha Osmani.

Kurti: Kosova ka vendosur themelet e industrisë së mbrojtjes

Kryeministri, Albin Kurti, tha se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

Kurti tha se diplomimi i rekrutëve sot vjen si një kapitull i pas lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrjes së Aleancës veri atlantike dhe si vazhdim i amanetit për mbrojtje të atdheut dhe kontributit për paqe.

Uniforma që e bartni sot është dëshmi e gjakut të dëshmorëve që u flijuan dhe frymëzim për të ndërtuar të ardhmen. Ju jeni garanca më e fuqishme që populli i Republikës sonë do të jetojë në paqe, integritetit territorial do të jetë i pacenueshëm dhe sovraniteti i paprekshëm”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se ushtria e Kosovës çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po fuqizohet.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.