Biblioteka “Marin Barleti” për Festat e Nëntorit – Ekspozitë me libra, periodikë dhe dorëshkrime të fillimshekullit të XX

Në kuadrin e atmosferës dhe veprimtarive kushtuar festave kombëtare, Biblioteka “Marin Barleti” çeli ekspozitën me libra, periodikë dhe dorëshkrime të fillimshekullit të XX.
Ato janë pjesë e fondit të Bibliotekës dhe vijnë si “dëshmi” të ngjarjeve historike të Shkodrës dhe kombit.
Në përbërje të ekspozitës janë libra të autorëve të shquar shkodranë dhe jo vetëm.
Ekspozita e librit në Bibliotekën “Marin Barleti” synon të rrisë interesin e të rinjve për historinë dhe të lexuarit.