Biblioteka “Zoja e Shkodrës” bën pjesë në zinxhirin e bibliotekave të qytetit duke ndikuar në pasurimin e tij.
Pesë vite më parë do të merrte jetë projekti i nisur në letër nga Famullia me të njëjtin emër. Nga dita në ditë e nga viti në vit, ajo do të pasurohej gjithnjë e më shumë falë kontributit të vullnetarëve si: Pjetër Logoreci, Violeta Volumi etj.
Në kuadër të 5-vjetorit, kjo bibliotekë promovoi në sallën “Mikel Koliqi” figurën e ndritur të At Pjetër Meshkallës dhe krijimtarisë së tij përmes botimit të tre librave: “Lili ndër ferra”, “I drejti që rrnoi me dëshmue” dhe “Vepra letrare”.
Famullitari Dom Vlash Palaj, njëherazi drejtor i Bibliotekës “Zoja e Shkodrës” ndau copëza kujtimesh nga takimet me At Pjetër Meshkallën.
Veç kumtimeve, për figurën e At Pjetër Meshkalla, një vlerë e kësaj mbrëmje ishte edhe interpretimi i Korit të famullisë nën drejtimin e mjeshtrit Zef Çoba duke krijuar tek të pranishmit emocione të bukura.
Ndërsa shkencëtarët dhe eksploruesit kanë arritur të zbulojnë dhe dokumentojnë shumë nga misteret e Tokës,…
Në kuadër të investimeve që po realizohen në nënstacionin elektrik të Lezhës, Operatori i Shpërndarjes…
Ishte radha e Komisionit të Ligjeve për të diskutuar propozimin e deputetit të PS-së, Blendi…
Prekja nga viruset që po qarkullojnë në vend ka rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që…
Peter Sorensen ka marrë pëlqimin përfundimtar nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian për postin…
Kuvendi i ka kthyer përgjigje kërkesës për informacion nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se sa…
This website uses cookies.