Bibliotekat më të bukura në botë të cilat nuk kanë humbur rëndësine e tyre
Bibliotekat janë një nga themelet e shoqërisë moderne dhe megjithëse teknologjia vazhdon të ndryshojë, bibliotekat nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre.
Biblioteka Joanina, Portugali – Biblioteka Joanina ndodhet në Universitetin e Coimbra, e ndërtuar në shekullin e 18-të nga Mbreti John V i Portugalisë. Kjo bibliotekë e stilit barok njihet si një nga bibliotekat më origjinale dhe spektakolare në Evropë. Arkitektura dhe arredimi i saj tërheq turistët që vizitojnë këtë qytet studentor.
Biblioteka Beitou, Tajvan – Kjo bibliotekë miqësore me mjedisin në Taipei u hap për herë të parë në vitin 2006. Dizajni i saj i miqësorë për mjedisin do të thotë se ndërtesa konsumon më pak energji dhe madje ka një sistem grumbullimi të reshjeve që siguron ujë për të shpëlarë tualetet.
Biblioteka e Shtutgartit, Gjermani – Kjo ndërtesë nëntëkatëshe në formë kubi përmban një nga bibliotekat më mbresëlënëse në botë. Është projektuar nga Eun Youn Yi dhe dallohet për dizajnin e saj modern dhe futurist .
Bibliotheca Alexandrina, Egjipt – Kjo bibliotekë fantastike u ndërtua për të nderuar kujtimin e bibliotekës origjinale të Aleksandrisë, e cila u shkatërrua mbi një mijë vjet më parë. Biblioteka moderne u përurua në vitin 2002, dhe ndërtesa përfshin gjithashtu katër muze, katër galeri arti dhe një planetar.
Biblioteka Vasconcelos, Meksikë – Biblioteka Vasconcelos spektakolare në Mexico City u inaugurua pak më shumë se një dekadë më parë. Dizajni i saj i jashtëzakonshëm përmban mure transparente dhe vendkalime të ndërlidhura, duke e bërë atë një nga bibliotekat më mbresëlënëse në botë.
Biblioteka e Kolegjit Trinity, Irlandë – E vendosur në Trinity College, Dublin, kjo është biblioteka më e madhe në Irlandë. Ju mund ta njihni Long Room si mjedisin e shumë filmave. Biblioteka merr mbi 100,000 botime në vit dhe ka më shumë se katër milionë libra. Përveç shumëllojshmërisë së librave, ajo shquhet për arkitekturën e saj të mrekullueshme.
Biblioteka Admont Abbey, Austri – Ndërtesa është projektuar nga arkitekti Josep Hueber. Tavani përmban piktura të artistit austriak Bartolomeo Altomonte. Ia vlen të vizitohet për të vlerësuar stilin e vitit 1776.
Biblioteka e Universitetit të Artit Musashino, Japoni – Dizajni i jashtëzakonshëm i Universitetit të Artit Musashino është ajo që e bën atë të dallohet. Biblioteka në Tokio u përurua në vitin 2010 dhe është e hapur për vizitorët me një rezervim paraprak.
Biblioteka Cuypers, Holandë – Në zemër të Rijksmuseum mund të shihni muzeun më të madh dhe më të vjetër të artit dhe historisë në Holandë. Vizitorët mund të shohin dhomën e pabesueshme të leximit të shekullit të 19-të, si dhe rreshta raftesh të mbushura me libra. Akademikë, historianë arti dhe turistë nga e gjithë bota vizitojnë këtë vend dhe janë të mahnitur nga arkitektura dhe shumëllojshmëria e madhe e librave që ofrohen.