Biden do të nxisë liderët botërorë t’i kundërvihen agresionit rus dhe të mos lejojnë shkatërrimin e Ukrainës

biden

biden

 Presidenti Xho Baiden (Joe Biden) do të përdorë fjalimin e tij vjetor përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të marten, për të ngritur një argument të fortë se bota duhet të mbetet e bashkuar në mbrojtjen e Ukrainës kundër agresionit rus, duke paralajmëruar se asnjë komb nuk mund të jetë i sigurt nëse “ne lejojmë Ukraina të pushtohet”.

“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja. Por unë ju pyes: nëse ne braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur?” 

Baiden do të thotë, “përgjigjja është jo”, ndërsa ai dënon “agresionin e hapur” të Rusisë dhe u kërkon liderëve botërorë të ngrihen dhe të mbrojnë sovranitetin e Ukrainës në mënyrë që të “frenojnë agresorët e tjerë të mundshëm nesër”.

 Presidenti Xho Baiden do të përdorë fjalimin e tij vjetor përpara OKB-së të martën për t’u shprehur liderëve botërorë – dhe elektoratit amerikan të vitit 2024 – se ai ka rivendosur lidershipin e SHBA në skenën botërore që ai thotë se ishte zvogëluar nën ish-presidenti Donald Tramp.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Baiden do t’u kërkonte anëtarëve të organizmit botëror për të vazhduar mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të zmbrapsur një pushtim rus gati 19-mujor, i cili nuk duket se ka fund në horizont.

“Unë nuk do të mbaj anën e diktatorëve si Putin. Ndoshta Tramp dhe miqtë e tij MAGA mund të përkulen, por unë nuk do ta bëj”, u tha Biden mbështetësve në një mbledhje fondesh në Broadway.

Do të ketë mungesa të dukshme teksa presidenti do të mbajë fjalimin e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme: Kryeministri britanik Rishi Sunak, Presidenti francez Emmanuel Macron, Presidenti kinez Xi Jinping dhe Putin, po e anashkalojnë mbledhjen.

Për Baiden audienca më e rëndësishme për fjalimin e së martës mund të jetë më afër shtëpisë, pasi ai kërkon t’u tregojë votuesve se ai ka trajtuar me mjeshtëri një axhendë të ndërlikuar të politikës së jashtme dhe se përvoja që vjen me moshën ka rezultuar të jetë një avantazh. 

Është një argument që presidenti 80-vjeçar ka të ngjarë të vazhdojë të bëjë në përpjekje për të kundërshtuar skepticizmin – madje edhe në Partinë e tij Demokratike – mes votuesve që janë të shqetësuar për moshën e tij.

“Ne mblodhëm botën për të mbështetur Ukrainën dhe për të bashkuar NATO-n, sepse unë isha i bindur që në fillim se Putini po llogariste që NATO të mos jetë në gjendje të qëndrojë së bashku,”- tha Biden në një mbledhje tjetër fondesh të hënën. 

“Ai është ende duke u përpjekur. Dhe aleatët tanë e dinë edhe një herë se mund të mbështeten te Shtetet e Bashkuara.”

Mesazhi i Biden për mbështetjen e palëkundur për Ukrainën do të shfaqet pasi Kongresi është gjithnjë e më i ndarë për sigurimin e fondeve shtesë për Kievin.

Biden ka kërkuar një paketë prej 13.1 miliardë dollarësh ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën dhe 8.5 miliardë dollarë për mbështetje humanitare. Por ligjvënësit konservatorë republikanë kanë bërë presion për shkurtime të gjera të shpenzimeve federale dhe disa nga ata që janë aleatë me Tramp po kërkojnë në mënyrë specifike të ndalojnë paratë për Ukrainën. AP

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.