Categories: BotaLajme

“Biden duhet te tërhiqet nga gara”, New York Times nxit demokratët të kërkojnë kandidat të ri për Shtëpinë e Bardhë

“Për t’i shërbyer vendit të tij, Presidenti Biden duhet të largohet nga gara.” Ky është titulli i  ashpër i editorialit të bordit gazetës së përditshmes amerikane “New York Times” pas paraqitjes katastrofike të kandidatit demokrat për Shtëpinë e Bardhë në debatin e parë televiziv kundër rivalit republikan Donald Trump.

“Biden, thuhet në artikull, ka pohuar se ai është kandidati me shanset më të mira për t’u përballur me atë kërcënim dhe për ta mposhtur , ndërsa argumenti i tij bazohet kryesisht në faktin se ai mundi Trumpin në vitin 2020, por kjo nuk është më një motivim të mjaftueshëm se pse presidenti aktual duhet të jetë kandidati demokrat në zgjedhjet e këtij viti”, thuhet në editoralin e gazetës amerikane, e cila nënvizon se “Nuk mund të pritet që votuesit të injorojnë atë që ishte shumë e qartë.

“Biden nuk është më njeriu që ishte katër vjet më parë.” Sipas gazetës amerikane, gjatë përplasjes  televizive me Trump, presidenti u përpoq të shpjegonte se çfarë do të arrinte gjatë mandatit të dytë. Ai luftoi për t’iu përgjigjur provokimeve të Trump. U përpoq t’i kërkojë llogari për gënjeshtrat e tij, dështimet dhe planet e tij që kanë ngjallur shqetësim për Shtetet e Bashkuara.

Më shumë se një herë ai u përpoq të çonte deri në fund një fjali. Performanca e presidentit, argumenton New york Times, nuk mund të hidhet poshtë si një mbrëmje e keqe ose t’i atribuohet një ftohjeje të supozuar, sepse konfirmon shqetësimet që janë në rritje lidhur me performancën e tij prej muajsh. Edhe kur Biden u përpoq të prezantonte propozimet e tij politike, ai u ngatërrua, gjë që nuk mund të kompensohet nga daljet e tjera publike, sepse ai i ka kufizuar dhe kontrolluar me kujdes ato paraqitje.

“E vërteta me të cilën përballet Biden tani është se ai ka dështuar në testin e tij”, këmbëngul gazeta, duke inkurajuar partinë demokratike të kërkojë kandidatë më të denjë për të paraqitur alternativa të qarta, bindëse dhe energjike ndaj një presidence të dytë të Donald Trump. Gazeta e përkufizon Bidenin si një “president të admirueshëm”, duke kujtuar rezultatet e tij por nënvizon se shërbimi më i madh që mund të bëjë tani është të njoftojë se ai nuk do të vazhdojë të kandidojë më tej për Shtëpinë e Bardhë.

Pavarësisht se debati shkoi keq, dhe pavarësisht nga burimet që zbuluan se ka shqetësime të forta brenda kampit demojrat për pasojat që paraqitja zhgënjyese e Biden do të ketë në sondazhe, shumë emra “të mëdhenj” dolën menjëherë në mbështetje të presidentit. Mes tyre është edhe Barack Obama, i cili theksoi se një debat i vetëm nuk përcakton tërësinë e një fushate zgjedhore. “Ndodhin netë të këqija debati, më besoni. Por këto zgjedhje janë ende një zgjedhje midis dikujt që ka qëndruar në këmbë për njerëzit e zakonshëm gjithë jetën e tij dhe dikujt që mendon vetëm për veten e tij.” u shpreh ish-presidenti amerikan.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dëshmia e mjekëve në procesin e Maradonës: Nuk duhej të ishte operuar!

E përditshmja argjentinase “La Nacion” ka publikuar pjesë nga dëshmia e katër mjekëve specialistë, të…

1 day ago

Hapet grup-kapitulli i dytë Shqipëri–BE, Konferenca e 4-t ndërqeveritare mbahet më 14 prill

Më 14 prill, në Luksemburg do të zhvillohet raundi i radhës i bisedimeve mes Bashkimit…

1 day ago

Zyrtare: Etrit Berisha rikthehet në Suedi, portieri kuqezi firmos me Hacken

Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha do të vazhdojë karrierën e tij në Suedi me…

1 day ago

Libri që risjell diktaturën – Promovohet në Shkodër  vepra e autorit Italian, Giovanni Verga

Në ambientet e Rektoratit të Universitetit “Luigj Gurakuqi” u promovua libri i autorit Italian, Giovanni…

1 day ago

Masat për 11 majin dhe hetimi i krimeve zgjedhore, kreu i OSBE/ODIHR takon Çelën e Dumanin

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, priti në një takim ditën e sotme, kreun e Misionit…

1 day ago

Arrestohen 4 shoferë, procedohen 10 / Për shkelje të rregullave të qarkullimit, vendosen 1425 gjoba

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, me qëllim parandalimin…

1 day ago

This website uses cookies.