Categories: BotaLajme

Biden i dërgon armë Izraelit, por Pelosi dhe 36 demokratë i bëjnë thirrje presidentit të ndalë mbështetjen

Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, ka nënshkruar një letër të dhjetëra kongresmenëve demokratë dërguar presidentit Joe Biden dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, që bëjnë thirrje të ndërpritet transferimi i armëve amerikane në Izrael. 

“Pas sulmit të fundit kundër punëtorëve të ndihmave dhe krizës humanitare gjithnjë duke u përkeqësuar, ne besojmë se është e pajustifikueshme që të miratohen këto transderime armësh” – shkruhet në letrën e nënshkruar nga Pelosi dhe 36 demokratë të tjerë. 

Përkrahja e ndërprerjes së dërgimit të armëve në Izrael nga Pelosi, anëtare veterane e Partisë Demokratike të Bidenit, tregon se kjo pikëpamje po bëhet gjithnjë më e gjerë brenda partisë, raporton “Reuters”. 

Letra vjen ndërsa Kongresi amerikan pritet të votojë një pako ushtarke prej 18 miliardë dollarësh për Izraelin.  

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI), SHBA-të përbënin 69 për qind të importeve të armëve të Izraelit midis 2019 dhe 2023.  Uashingtoni i ofron Izraelit 3.8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake vjetore sipas një marrëveshjeje 10-vjeçare që synon të lejojë aleatin e saj të ruajë “përparësi ushtarake cilësore” ndaj vendeve fqinje, përmesdërgesave të avionëve F-35 e sistemeve të avancuara raketore. Pas SHBA-së renditet Gjermania me gati 30% të eksporteve apo me mbi 600 milionë euro në vit, ndërsa në vendin e tretë është Italia me 4.7%. 

Sulmi ushtarak izraelit në Gaza, që nisi pas sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, është ballafaquar me kritika të shtuara ndërkombëtare, pasi ka shkaktuar mbi 33 mijë viktima, më shumë se 75 mijë të plagosur dhe 2,3 milionë banorë të zhvendosur e në krizë urie, çka ka nxitur akuza për gjenocid, të cilat Izraeli i mohon.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

3 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

3 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

3 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

3 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

5 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

5 hours ago

This website uses cookies.