Categories: BotaLajme

Biden kërcënon me veto ndaj projektligjit të Dhomës së SHBA-së, për ti dhënë ndihmë vetëm Izraelit

Administrata e Presidentit të SHBA, Joe Biden tha se ai do të vendoste veton ndaj një projektligji të pavarur të mbështetur nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve që do të ofronte ndihmë për Izraelin. Kjo pasi Shtëpia e Bardhë kërkon që ndihma të jetë më e gjerë, duke i ofruar ndihmë si Izraelit ashtu edhe Ukrainës dhe Izraelin, si dhe ofrimin e fondeve të reja për sigurinë kufitare.

“Administrata inkurajon fuqimisht të dyja dhomat e Kongresit që ta refuzojnë këtë dredhi politike dhe në vend të kësaj të dërgojnë me shpejtësi Aktin e Ndarjeve Suplementare të Sigurisë Kombëtare të Emergjencave në tryezën e Presidentit”, tha në një deklaratë Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit të Shtëpisë së Bardhë.

Zyrtarët nga administrata e presidentit demokrat kanë punuar prej muajsh me demokratët e Senatit dhe republikanët, duke kombinuar një rishikim të politikës së emigracionit të SHBA-së dhe financimin e ri për sigurinë kufitare, si dhe miliarda dollarë ndihmë urgjente për Ukrainën, Izraelin dhe partnerët në rajonin Indo-Paqësor.

Masa e shpenzimeve prej 118 miliardë dollarësh do të sigurojë gjithashtu ndihmë humanitare për civilët e prekur nga konfliktet globale.

“Administrata e kundërshton fuqishëm këtë dredhi që nuk bën asgjë për të siguruar kufirin, nuk bën asgjë për të ndihmuar popullin e Ukrainës të mbrohet kundër agresionit të Putinit, nuk mbështet sigurinë e sinagogave, xhamive dhe vendeve të cenueshme të adhurimit amerikan dhe mohon ndihmën humanitare për civilët palestinezë, shumica e të cilëve janë gra dhe fëmijë”, thuhet në deklaratë.

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson njoftoi të shtunën se Dhoma e Përfaqësuesve do të refuzojë projektligjin dypartiak të Senatit dhe në vend të kësaj do të votojë këtë javë për një masë që ofron ndihmë vetëm për Izraelin.

“Kërcënimi i vetos i presidentit është një akt tradhtie”, tha Johnon në një deklaratë të hënën në mbrëmje. 

“Duke kërcënuar se do të vërë veton për ndihmën ndaj Izraelit dhe forcave tona ushtarake, Presidenti Biden po braktis aleatin tonë në kohën e tij më të nevojshme”.

Republikanët janë ashpër të ndarë mbi legjislacionin, me Donald Trump – kryesues për nominimin presidencial të partisë së tij – dhe aleatët e tij më të afërt që shprehin me zë të lartë kundërshtimin, duke e quajtur planin e Senatit si të pamjaftueshëm. Trump e ka bërë sigurinë në kufirin me Meksikën një pikë kryesore diskutimi në fushatën e tij kundër Bidenit përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Dhoma e Përfaqësuesve me shumicë republikane miratoi një projektligj vetëm për Izraelin në nëntor, por ai nuk u miratua kurrë në Senatin e udhëhequr nga demokratët, pasi negociatorët punuan mbi kërkesën e Biden që Kongresi të miratonte një paketë më të gjerë të sigurisë emergjente. Reuters

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti i kthjellët në të gjithë territorin e vendit

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do…

14 hours ago

Hoqi dorë nga “Giro d’Italia 2025”, Vingegard shpjegon motivet pas vendimit

“Giro d’Italia 2025” ka humbur njërin prej atyre çiklistëve, të cilët nëse do të garonin…

14 hours ago

Vllaznia-Egnatia në RTSH, Tetova: I kënaqur nga merkato, jemi ndërtuar për të fituar dy trofetë

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova ka folur për mediat në prag të ndeshjes kundër Vllaznisë,…

14 hours ago

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, njihuni me të nominuarit

Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2024”, organizuar nga FSHF, do të vlerësojë protagonistët kryesorë të…

14 hours ago

Plani strategjik 2025-2030, Spiropali: Synojmë Kuvend me standardet e një vendi anëtar të BE-së

Kuvendi i Shqipërisë zhvilloi të premten një analizë pune për shqyrtimin e draftit të Planit…

14 hours ago

Vengu mbledh atashetë ushtarakë: Bashkëpunim me aleatët në industrinë e mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu zhvilloi sot në një takim me Atashetë Ushtarakë të Republikës…

15 hours ago

This website uses cookies.