Categories: BotaLajme

Biden kritikon Netanjahun – Izraeli e ka “tepruar” në luftën në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se Izraeli e ka “ekzagjeruar” me bombarimet në Gaza. “Unë jam i mendimit, siç e dini, se Izraeli e ka tepruar në përgjigjen e tij në Rripin e Gazës”, tha Biden për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti tha se SHBA nuk do i mbështeste planet për ndonjë operacion të madh izraelit në Rafah, duke thënë se sulmi pa planifikimin e duhur do të ishte një “katastrofë” për qindra mijëra banorë të evakuar në jug të enklavës. 

Këto janë ndër kritikat më të ashpra publike që  presidenti Biden i ka bërë deri më tani Qeverisë së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe vijnë pas rritjes së trysnisë së brendshme për ta bindur Izraelin të ndalë sulmet. Më shumë se gjysma e popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë është detyruar të zhvendoset në kufi me Egjiptin si pasojë e ofensivës ushtarake të Izraelit.

Duke mos qenë në gjendje të ikin nga territori i vogël palestinez, shumë prej tyre po jetojnë në tenda të improvizuara, apo në strehimore të mbipopulluara të Kombeve të Bashkuara, dhe gjysmë milioni njerëz sipas OKB vuajnë nga uria.

Në 24 orët e fundit nga bombardimet izraelite humbën jetën 107 qytetarë palestinezë dhe u plagosën 142 të tjerë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, me shifrat e fundit numri i viktimave që nga fillimi i luftës katër mujore ka shkuar në 27.947, ndërsa ai i të plagosurve në 67,459.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cungu jep dorëheqjen – Shkodrani  nuk është më trajner i Laçit

Trajneri i Laçit Armando Cungu në emisionin “Supergol” në RTSH pas ndeshjes së humbur 2-1…

14 hours ago

Zjarret në zonat e mbrojtura – Macaj: I përballuam, në territorin e Bashkisë Shkodër dëmet ishin minimale

Gjatë sezonit veror edhe territori i Bashkisë së Shkodrës,  sikurse në në gjithë vendin, u…

14 hours ago

Mbytja e jahtit në Siçili, dyshohet se përmban kasaforta të papërshkueshme nga uji me të dhëna të ndjeshme

Zhytësit specialistë që vëzhgojnë rrënojat e superjahtit 40 milionë dollarësh që u mbyt në Sicili…

14 hours ago

Të paktën 51 të vdekur nga shpërthimi në minierën e qymyrit në Iran

Të paktën 51 persona kanë mbetur të vrarë dhe më shumë se 20  janë plagosur…

14 hours ago

SHBA- Të shtëna masive me armë zjarri në Alabama, 4 viktima e dhjetëra të plagosur

Të paktën katër persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në…

14 hours ago

Macron zbulon qeverinë e re franceze të krahut të djathtë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka zbuluar qeverinë e tij të re, pothuajse tre muaj pasi…

14 hours ago

This website uses cookies.