Biden miraton ndërtimin e murit kufitar me Meksikën
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden do të ndërtojë një pjesë të murit kufitar në Teksasin jugor në një përpjekje për të ndaluar rritjen e nivelit të imigracionit.
Rreth 32 km do të ndërtohen përgjatë kufirit me Meksikën, ku zyrtarët raportojnë një numër të lartë kalimesh. Ndërtimi i një muri kufitar ishte një politikë e ish presidentit Donald Trump si president dhe i kundërshtuar ashpër nga demokratët.
Administrata e tij miratoi një deklaratë menjëherë pas marrjes së detyrës që thoshte se ndërtimi i një muri përtej kufirit jugor “nuk është një zgjidhje serioze politike”.
Në një deklaratë për Associated News të mërkurën, Doganat dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së mbrojti masën e fundit, duke thënë se po përdorte fondet e alokuara tashmë për një pengesë kufitare.
Rritja e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare është kthyer në një çështje të prekshme për presidentin. Të dhënat e qeverisë tregojnë se më shumë se 245,000 kalime janë bërë këtë vit dhe shtatori pritet të jetë një muaj rekord./BBC/