Categories: BotaLajme

Biden qëndron në garën presidenciale, Shtëpia e Bardhë u kundërpërgjigj spekulimeve

Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk po shqyrton tërheqjen e kandidaturës së tij për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

“Absolutisht jo,” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre kur u pyet nëse Biden po mendonte të largohej nga fushata. Demokrati 81-vjeçar “po vazhdon fushatën e tij”, shtoi ajo.

Biden pati performancë të dobët në një debat me rivalin e tij republikan Donald Trump, 78 vjeç, javën e kaluar dhe presioni mbi të u intensifikua në ditët në vijim me sondazhet që nxitën shqetësimet e demokratëve për kandidaturën e tij.

E pyetur mbi rezultatin e dobët të Biden, Jean-Pierre tha se agjenda e tij e ngjeshur, duke përfshirë dy udhëtime ndërkombëtare, dhe fakti se ai kishte qenë i ftohur natën e debatit, dhanë kontekstin për shfaqjen e debatit. Por ajo theksoi se nuk është një “justifikim”.

“Është një shpjegim, por sigurisht jo një justifikim,” tha ajo./ BBC

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Tym i zi nga Kapela Sistine, kardinalët nuk arrijnë të zgjedhin Papën e ri në ditën e parë të konklavës

Tym i zi u ngrit të mërkurën nga oxhaku i Kapelës Sistine në Vatikan, duke…

4 hours ago

Ruiz dhe Hakimi shtangin Arsenalin, PSG në finale me Interin

Inter-PSG do të jetë finalja e Champions League 2024/2025. Pas fitores së ngushtë në Londër,…

5 hours ago

Ekskluzive! Vota e diasporës nën monitorim, krerët e OSBE dhe KQZ garantojnë fshehtësinë e votës

Fushata elektorale dhe përgatitjet për zgjedhjet janë mbikëqyrur në çdo fazë nga ndërkombëtarët. Në një…

18 hours ago

“Kupa e Botës 2026”, Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance paralajmëron tifozët me “Barbin e akullt”

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance u ka kujtuar të gjithë atyre që do të udhëtojnë drejt…

19 hours ago

Kopliku: PD vëmendje të veçantë arsimit / Kandidati i PD-ASHM u njoh me problematikat e UNISHK

Takimi i radhës i kandidatit të PD-së, Ted Kopliku, ishte me pedagogë të universitetit "Luigj…

20 hours ago

Ambasadorja japoneze në UNISHK / Marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri- Japoni

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni nënshkruan një marrëveshje…

20 hours ago