Biden: Refuzoj të besoj se madhështia e Amerikës i përket së shkuarës
Unë refuzoj të besoj se madhështia e Amerikës i përket së kaluarës, deklaroi të premten presidenti amerikan, Joe Biden duke përmendur kujtimin e ushtarëve amerikanë që morën pjesë në një nga betejat më të vështira të zbarkimit të D-Day.
“Kush mund të dyshojë se ata do të donin që Amerika të ngrihej kundër agresionit të Putinit në Evropë? (…) Kush mund të besojë se këta ushtarë do të donin që Amerika të izolohej sot? (… ) Kush mund të dyshojë se ata do të lëviznin qiellin dhe tokën për të mposhtur ideologët e urrejtjes sot?”, pyeti presidenti amerikan nga Pointe du Hoc, një kep shkëmbor i marrë nga gjermanët më 6 qershor 1944.
”Demokracia fillon me secilin prej nesh”, sipas fragmenteve të komunikuara paraprakisht të premten nga një fjalim në Pointe du Hoc në Normandi, vendi emblematik i zbarkimeve aleate.
”Ushtarët amerikanë që sulmuan këtë kep shkëmbor, nën zjarrin gjerman, në 1944 nuk po na kërkojnë të ngjitemi në këto shkëmbinj. Ata po na kërkojnë të qëndrojmë besnikë ndaj asaj që përfaqëson Amerika”, beson presidenti amerikan, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në nëntor kundër ish-presidentit, Donald Trump.