Categories: BotaLajme

Biden: Refuzoj të besoj se madhështia e Amerikës i përket së shkuarës

Unë refuzoj të besoj se madhështia e Amerikës i përket së kaluarës, deklaroi të premten presidenti amerikan, Joe Biden duke përmendur kujtimin e ushtarëve amerikanë që morën pjesë në një nga betejat më të vështira të zbarkimit të D-Day.

“Kush mund të dyshojë se ata do të donin që Amerika të ngrihej kundër agresionit të Putinit në Evropë? (…) Kush mund të besojë se këta ushtarë do të donin që Amerika të izolohej sot? (… ) Kush mund të dyshojë se ata do të lëviznin qiellin dhe tokën për të mposhtur ideologët e urrejtjes sot?”,  pyeti presidenti amerikan nga Pointe du Hoc, një kep shkëmbor i marrë nga gjermanët më 6 qershor 1944.

”Demokracia fillon me secilin prej nesh”, sipas fragmenteve të komunikuara paraprakisht të premten nga një fjalim në Pointe du Hoc në Normandi, vendi emblematik i zbarkimeve aleate.

”Ushtarët amerikanë që sulmuan këtë kep shkëmbor, nën zjarrin gjerman, në 1944 nuk po na kërkojnë të ngjitemi në këto shkëmbinj. Ata po na kërkojnë të qëndrojmë besnikë ndaj asaj që përfaqëson Amerika”, beson presidenti amerikan, i cili do të kandidojë për një mandat të dytë në nëntor kundër ish-presidentit, Donald Trump.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

15 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

15 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

16 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

16 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

16 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

16 hours ago

This website uses cookies.