Categories: BotaLajme

Biden takohet me Yulia Navalnayan, e veja e udhëheqësit të ndjerë të opozitës ruse

Shtetet e Bashkuara shpallën të premten sanksione të reja, kundër Moskës, pas vdekjes së udhëheqësit të opozitës ruse Alexey Navalny, ndërsa një ditë më parë presidenti Joe Biden u takua të enjten me të venë e tij në San Françisko. 

Siç njofton Zëri i Amerikës, Presidenti Biden vlerësoi veprën e udhëheqësit opozitar në luftën e tij të guximshme për një Rusi demokratike.

Gjatë takimit të enjten në Kaliforni me të venë e Alexey Navalny-t, Yulia Navalnaya-n, dhe vajzën e tyre, Dasha, Presidenti Joe Biden vlerësoi veprën e udhëheqësit opozitar në luftën e tij të guximshme kundër korrupsionit dhe për një Rusi të lirë dhe demokratike.

Në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të G20 në Brazil, Sekretari i Shtetit Antony Blinken foli për sanksionet amerikane kundër Rusisë lidhur me agresionin e saj kundër Ukrainës dhe vdekjen e opozitarit Navalny.

“…Navalny ishte një udhëheqës heroik në jetën dhe punën e tij. Por fakti që Vladimir Putini e pa të nevojshme ta përndiqte, helmonte dhe burgoste atë, flet shumë. Jo për fuqinë e Rusisë nën Putinin, por për dobësinë e saj”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ndërsa në mbarë botën vazhdojnë nderimet për opozitarin e ndjerë Navalny, nëna e tij njoftoi se ishte lejuar të shohë trupin e djalin të saj. Ajo tha se zyrtarët rusë po këmbëngulin për një funeral të fshehtë.

Një tjetër udhëheqës i burgosur i opozitës ruse, i cili u kthye vullnetarisht në Rusi, pavarësisht rrezikut, Vladimir Kara-Murza, foli nga burgu të enjten përmes një lidhje me video. Ai u bëri thirrje njerëzve në Rusi dhe në mbarë botën që të mos dorëzohen përpara errësirës dhe dëshpërimit pas vdekjes së zotit Navalny, por të punojnë më shumë për ta bërë Rusinë një vend normal evropian, të lirë dhe demokratik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

FMN publikon raportin: Shqipëria me performancë pozitive, por sfidat mbeten

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson përparimin ekonomik të Shqipërisë, duke theksuar një rritje të fortë…

32 minutes ago

Kolektorët e qendrës së qytetit / UK Shkodër dhe Bashkia Shkodër nisin punën për vënien në eficencë

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime në Shkodër, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike të…

46 minutes ago

Mbështetje financiare për Qarkun Shkodër / Fondi për vijimin e ofrimit të shërbimeve të përkujdesit shoqëror

Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë dritën jeshile edhe për vitin 2025, kërkesës së Këshillit…

47 minutes ago

Uji i ndotur në Oblikë / Banorët: Është e nevojshme të ndërtohet rrjeti i ri

Banorët e fshatit Oblikë në njësinë administrative Ana e Malit, vetëm 15 minuta larg qytetit…

57 minutes ago

Rruga e vjetër Shkodër-Velipojë / Banorët e Berdicës: Të vihet dorë, po degradohet

Këtu është hyrja e Berdicës, ku ndahen 2 rrugët , segmenti i vjetër dhe segmenti…

1 hour ago

Siguria në eksplorimin e Alpeve  – Guidat shoqëruese dhe markimi i shtigjeve, dy nga elementët e rëndësishëm

Numri i shtigjeve që mund të eksplorohen nga vizitorët e natyrës vitet e fundit po…

1 hour ago

This website uses cookies.