Biden telefonatë me Netanjahun: Sulmi iranian i pasuksesshëm, SHBA nuk kryen asnjë sulm hakmarrës
SHBA nuk do të kryejë asnjë sulm hakmarrës ndaj Iranit, pas sulmit me dronë që ky i fundi zhvilloi ndaj Izraelit. Gjatë një bisedë telefonike mes Presidentit të SHBA-së dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Biden e cilësoi sulmin iranian të “pasuksesshëm” dhe një demonstrim të aftësisë “superiore ushtarake” të Izraelit.
“Izraeli duhet ta konsiderojë sulmin e sotëm iranian si kryesisht të pasuksesshëm dhe një “fitore” për shkak se asgjë nga vlera nuk duket se ka humbur dhe se është një demonstrim i qartë i aftësisë superiore ushtarake të Izraelit”, raportohet t’i ketë thënë Biden aleatit të tij Netanyahu.
Më herët Irani paralajmëroi SHBA që të mos ndërmerrte asnjë sulm hakmarrës ndaj tij, në të kundërt do të sulmonte bazat ushtarake amerikane në lindjen e Mesme.
Irani nisi më shumë se 300 dronë dhe raketa në drejtim të Izraelit mbrwmjen e 13 prillit si reagim pas sulmit të konsullatës së saj në Damask nga Izraeli. Dronët e Iranit u shkatërruan thuajse të gjitha në ajër nga Izraeli se bashku me aleatët e tij.
Izraeli dhe Irani kanë pasur gjithnjë përplasje në distancë, por ky është sulmi i parë i drejtpërdrejtë i njërit në tokën e tjetrit. Vetëm Irani tha se sulmi i tij ndërpritej me dronët e dërguar, por shtoi se do të kishte reagim reciprok nëse Izraeli vendoste të sulmonte.