Biden: Thirrje Izraelit që të tregohet i përmbajtur

biden tel aviv

biden tel aviv

Edhe pse gjatë vizitës së tij në Tel Aviv presidenti i SHBA-së, Xho Bajden  (Joe Biden), u shpreh gjerësisht për të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje dhe gjithashtu pranoi me kujdes versionin e Izraelit lidhur me shpërthimin të martën në mbrëmje (17.10) në një spital të qytetit të Gazës, ai kërkoi gjithashtu që Izraeli të jetë mjaft i përmbajtur.

Presidenti Biden foli për “tërbimin” e SHBA-së pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në SHBA dhe tregoi se si qeveria amerikane kishte “bërë gabime” në reagimin ndaj tyre.

“Ju jeni një shtet hebre, por ju jeni gjithashtu një demokraci,” tha Biden pas bisedimeve me udhëheqësit izraelitë. “Ashtu si Shtetet e Bashkuara, ju nuk jetoni sipas rregullave të terroristëve. Ju jetoni sipas sundimit të ligjit. Ju nuk mund të hiqni dorë nga ajo që ju bën ata që jeni.”

Presidenti Biden njoftoi gjatë vizitës në Tel Aviv edhe se do t’i kërkojë Kongresit “këtë javë” ndihmë ushtarake gjithëpërfshirëse për Izraelin.

Ndihma të kufizuara humanitare për Gazën

Presidenti Joe Biden tha se shumica e palestinezëve nuk janë të lidhur me Hamasin. “Populli palestinez po vuan gjithashtu shumë.”

Zyra e kryeministrit, Benjamin Netanyahu njoftoi pas takimeve me presidentin Biden, se Izraeli do të lejojë kalimin e ndihmave të kufizuara humanitare për në Gazë përmes pikës kufitare Rafah me Egjiptin.

Izraeli do të lejojë kalimin e ndihmave të kufizuara humanitare për në GazëFotografi: AFP

Vendimi u mor pas kërkesës së presidentit amerikan, Joe Biden, tha zyra e Netanyahut.

Pika kufitare në Rafah është e vetmja pikë kalimi nga Gaza që nuk kalon përmes Izraelit, po ajo ka vetëm një kapacitet të kufizuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.