Bie fluksi në Morinë, temperaturat e ulëta dhe reshjet ndikojnë në lëvizjet e udhëtarëve

Ndryshe nga fundjavat e tjera që është shënuar një fluks i madh i udhëtarëve në Morinë, pas përfundimit të festave të nëntorit, këtë fundjavë numri është reduktuar ndjeshëm. Reshjet e ditëve të fundit dhe ulja me disa gradë e temperaturave ka frenuar lëvizjet drejt Shqipërisë.
Edhe pse në këto kushte atmosferike ka nga ata udhëtarë që nuk i ndahen qyteteve të Shqipërisë për fundjavë, ku lidhjen mes dy vendeve e përshkruajnë si vëllazërore.
Gjatë 24-orëve të fundit në këtë pikë kufitare kanë hyrë dhe dalë mbi 7000 mijë persona dhe 4600 automjete. Përsa i përket kalimit për automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës vijon pa kontrolle, ndërsa targat e huaja i nënshtrohen kontrollit të dokumenteve në sportele.