Bie me 20% prodhimi i misrit, shkak thatësirat dhe temperaturat e larta
Prodhimi i misrit këtë vit ka rënë me 20% në krahasim me një vit më parë, për shkak të thatësirës dhe temperaturave të larta që përfshiu vendin tonë këtë sezon. Kjo situatë u bë e ditur në aktivitetin që “Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore” në Shkodër zhvilloi në “Ditën Fushore të Misrit”
Ndërsa bashkpunimi me fermerët vijon të jetë i mirë dhe frytdhënës.
“Dita Fushore e Misrit” është një aktivitet që zhvillohet çdo vit ku të ftuar ishin fermerë dhe tregtarë imputesh, të cilët panë nga afër dhe vlerësuan hibritet e reja që kanë ardhur në tregun shqiptar.