Categories: LajmeLajme nga Vendi

Bie shkëmbi në rrugën e Dukagjinit / Bllokohen disa automjete, banorët kërkojnë ndihmë për zhbllokimin e rrugës

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë në rrugën e Dukagjinit duke rrezikuar jetën e disa udhëtarëve që po lëviznin me një furgon të linjës. Ngjarja sipas banorëve ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Gështenja e Thaçit”, në rrugën e Kirit. Këta të fundit kanë dërguar në redasinë e RTSH Shkodra disa video nga vendi i ngjarjes, ku i kërkojnë  ndihmë me anë të mediave autoriteteve, që të marrin masa për zhbllokimin e rrugës dhe kalimin e sigurtë . Sipas tyre ekziston frika që të shkëputen edhe masive të tjera shkëmborë nga mali, për shkak të tronditjeve që shkaktohen nga mjetet që po punojnë për ndërtimin e segmentit rrugor Prekal-Kir. Ndërkohë ka reaguar Bashkia Shkodër,  përmes një postimi në faqen e saj zyrtare Facebook, ku thotë se”Për shkak të rënies së gurëve, rruga që lidh dy Njësitë Administrative Pult dhe Shosh është bllokuar. Bashkia Shkodër ka marrë masa për nisjen e grupit të punës për lirimin e plotë të këtij aksi rrugor dhe rikthimin e aksesit të banorëve në këtë zonë të Bashkisë Shkodër”. Më herët krybeashkiaku Benet Beci i bëri apel qytetarëve të tregojnë kujdes të veçantë në zbatimin e rregullave të qarkullimit në një kantier ndërtimi e të ndjekin me vëmendje orientimet e punonjësve në terren.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Formacionet e mundshme/ Arsenal-R.Madrid, Arteta me Merinon në sulm, spanjollët rigjejnë Kurtuanë

Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…

16 hours ago

Punimet në Bulevardin “Skënderbeu”- Bashkia njofton për bllokimin e rrugës për 5 ditë

Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…

16 hours ago

Paraqitja zhgënjyese e Vllaznisë në Ballsh – Shkëmbi: Lojë e dobët dhe nën nivel, arbitrimi korrekt

Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…

17 hours ago

Punimet në bulevardin “Skënderbeu” – Beci: Ishte ndërhyrje e planifikuar, vjen pas rehabilimit të kolektorit

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…

17 hours ago

Një Shkodër më e sigurt në rrugë  – Aktivistët ndërmarrin nismën për rritjen e ndërgjegjësimit në respektimin e rregullave të qarkullimit

Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor.  Fluksi i…

17 hours ago

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës – Parmeza: Po përgatitemi për sezonin e ri, synimi këtë vit është 28 mijë vizitorë

Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…

17 hours ago

This website uses cookies.