“Bie” Vllaznia e femrave – Kuqeblutë u mposhtën me përmbysje në “Loro Boriçi” nga skuadra rivale e Gramshit

bie vllaznia

Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve me rezultatin 1 me 2.

Vajzat shkodrane, ndonëse e gjetën të parat golin e avantazhit me anë të kapitenes Ezmeralda Franja, zhgënjyen në lojën e tyre.

Ekipi kundërshtar jo vetëm ngulmoi për barazimin, të cilin e gjeti me anë të futbollistes Begallo, por ia doli të përmbyste rezultatin në fundin e takimit me anë të lojtares tjetër të huaj, Kioko.

Veç humbjes së parë të pësuar në këtë kampionat, Vllaznia humbet edhe pozicionin e saj si kryesuese e kampionatit teksa në vend të parë është ngjitur skuadra e Gramshit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.