Bien aksionet e Apple pas ndalimit të iPhone nga qeveria kineze

069b2ea9b65643eaa2a0c2391aeffff3

069b2ea9b65643eaa2a0c2391aeffff3

Aksionet e Apple kanë rënë për të dytën ditë radhazi pas raportimeve se punonjësve të qeverisë kineze u është ndaluar përdorimi i iPhone-it. Vlerësimi i tregut të aksioneve të firmës ka rënë me më shumë se 6%, ose pothuajse 200 miliardë dollarë në dy ditët e fundit.

Kina është tregu i tretë më i madh i gjigantit të teknologjisë, duke zënë 18% të të ardhurave totale vitin e kaluar. Është gjithashtu vendi ku shumica e produkteve të Apple prodhohen nga furnizuesi më i madh Foxconn.

Ndalimi erdhi përpara prezantimit të iPhone 15, i cili pritet të bëhet më 12 shtator. Nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare nga qeveria kineze në përgjigje të këtij ndalimi.

Apple ka vlerësimin më të lartë në botë në tregun e aksioneve, që qëndron në afërsisht 2.8 trilion dollarë.

Këtë vit, Uashingtoni, së bashku me aleatët e tij Japoninë dhe Holandën , kufizuan aksesin e Kinës në disa teknologji të gjysmëpërçuesve.

Kina u hakmor duke kufizuar eksportet e dy materialeve kyçe për industrinë e gjysmëpërçuesve. Pekini thuhet gjithashtu se po përgatit një fond të ri investimi prej 40 miliardë dollarësh për të nxitur industrinë e tij të prodhimit të çipave.

Gjatë vizitës së Sekretares së Tregtisë së SHBA-së, Gina Raimondo në Pekin, gjigandi kinez i teknologjisë Huawei zbuloi papritur telefonin e tij inteligjent Mate 60 Pro pasi qeveria e Shteteve të Bashkuara po kërkon më shumë informacion rreth smartphone-it kinez i mundësuar nga një çip i avancuar. 

Firma teknologjike me bazë në Kanada, TechInsights, tha se telefoni përmban një procesor të ri 5G Kirin 9000s, i zhvilluar për Huawei nga prodhuesi më i madh i çipave me kontratë SMIC në Kinë./BBC/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.