Bien në pranga 3 persona nga Kosova/Tentuan të dilnin nga Muriqani me lëndë narkotike

3 persona nga Kosova janë vënë në pranga në Muriqan pasi tentuan që të dilnin nga Shqipëria me lëndë narkotike.Policia bën të ditur se, në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me drejtues shtetasin kosvar dhe me pasagjerë 2 shtetas të tjerë po nga Kosova. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve kosovarë të tre moshës 20 vjeç për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.Policia njofton se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.