Bien sistemet informatike në mbarë botën, Microsoft akuzon palët e treta
Një ndërprerje globale e teknologjisë ka sjellë problematika në mbar botën, duke ndikuar operacionet në industri të shumta, me linjat ajrore që ndaluan fluturimet, disa transmetues janë jashtë transmetimit dhe gjithçka, nga bankat te kujdesi shëndetësor, janë goditur nga problemet e sistemit.
Deri më tani nuk dyshohet se bëhet fjalë për sulm kibernetik, teksa Microsoft ka reaguar duke akuzuar palë të treta për problemin.
“Ne jemi të vetëdijshëm për një problem që prek pajisjet Windows për shkak të një përditësimi nga një platformë softuerësh e palëve të treta. Ne parashikojmë që një zgjidhje të vijë shpejt”, tha një zëdhënës i Microsoft.
Ekspertët e industrisë thanë se ndërprerja duket se rrjedh nga një problem me CrowdStrike, një firmë e sigurisë kibernetike që ka Microsoft në mesin e klientëve të saj.
Transportuesit e mëdhenj amerikanë, duke përfshirë Delta, United dhe American Airlines, kanë ndaluar fluturimet, sipas Administratës Federale të Aviacionit. Linjat ajrore ndërkombëtare, përfshirë Virgin Australia dhe Qantas gjithashtu vijojnë të mos operojnë. Po ashtu bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit në Australi dhe Zelandën e Re janë prekur, ndërsa spitalet dhe shërbimet shëndetësore të Izraelit po përballen me një “mosfunksionim” kompjuterik, thanë autoritetet./ BBC