Categories: BotaLajme

Bien sistemet informatike në mbarë botën, Microsoft akuzon palët e treta

Një ndërprerje globale e teknologjisë ka sjellë problematika në mbar botën, duke ndikuar operacionet në industri të shumta, me linjat ajrore që ndaluan fluturimet, disa transmetues janë jashtë transmetimit dhe gjithçka, nga bankat te kujdesi shëndetësor, janë goditur nga problemet e sistemit.

Deri më tani nuk dyshohet se bëhet fjalë për sulm kibernetik, teksa Microsoft ka reaguar duke akuzuar palë të treta për problemin.

Ne jemi të vetëdijshëm për një problem që prek pajisjet Windows për shkak të një përditësimi nga një platformë softuerësh e palëve të treta. Ne parashikojmë që një zgjidhje të vijë shpejt”, tha një zëdhënës i Microsoft.

Ekspertët e industrisë thanë se ndërprerja duket se rrjedh nga një problem me CrowdStrike, një firmë e sigurisë kibernetike që ka Microsoft në mesin e klientëve të saj.

Transportuesit e mëdhenj amerikanë, duke përfshirë Delta, United dhe American Airlines, kanë ndaluar fluturimet, sipas Administratës Federale të Aviacionit. Linjat ajrore ndërkombëtare, përfshirë Virgin Australia dhe Qantas gjithashtu vijojnë të mos operojnë.  Po ashtu bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit në Australi dhe Zelandën e Re janë prekur, ndërsa spitalet dhe shërbimet shëndetësore të Izraelit po përballen me një “mosfunksionim” kompjuterik, thanë autoritetet./ BBC

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

7 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

7 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

7 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

7 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

8 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

8 hours ago

This website uses cookies.