“Bilbilat” drejt finales/Në natën e tretë gjysmëfinale konkuruan klasat e shtata, të teta dhe të nënta
Teatri “Migjeni” priti natën e tretë gjysmëfinale të konkursit “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë”. Në këtë mbrëmje u ngjitën në skenë 18 konkurentë të kategorisë nga klasa e 7 në atë të 9.Orjeta Kelaj, drejtuesja e QKF “Kujtim Alija” shprehet mbi ecurinë e kësaj faze të konkursit. “Elementët cilësorë nuk kanë munguar as këtë vit por duhen gjurmuar edhe më shumë”, thekson ajo.Mbi 1500 fëmijë u angazhuan përgjatë këtij edicioni ku një pjesë e tyre përjetuan magjinë e skenës së teatrit “Migjeni”.Faza gjysmëfinale e Bilbilave zgjati tre netë me radhë ndërsa ajo finale pritet të mbahet në gjysmën e parë të muajit prill.