“Bilbilat”, mbyllet faza çerekfinale/ Në dallim nga vitet e fundit, vërehet një rritje e ndjeshme e elementit cilësor
“Bilbilat e Vegjël Këndojnë” është një nga konkurset artistike në kërkim të talenteve të vegjël në muzikë. Ai zhvillohet prej shumë vitesh në QKF “Kujtim Alija”. Ky është edicioni i 29-të i tij. Kjo fundjavë shënoi fundin e fazës çerekfinale të këtij konkursi. 140 fëmijë ishin pjesë e saj.”Në dallim nga vitet e kaluara, elementi cilësor është më i madh në numër”, tregon përgjegjësi i artit, Ermir Zoga.Faza gjysmëfinale pritet të zhvillohet gjatë ditëve të para të muajit mars.