“Bilbilat” me risi këtë edicion – Kënga popullore qytetare pjesë e konkurrimit të fëmijëve

Konkursi “Bilbilat e Vegjël në Shkodër Këndojnë” ka një risi këtë vit duke sjellë në vëmendje këngën popullore qytetare.
Përgjegjësi i artit, Ermir Zoga, na tregon për RTSH Shkodra disa detaje më shumë.
Fëmijët, të cilët do të fitojnë në konkursin e këngës popullore qytetare, do të performojnë në një natë të veçantë duke iu bashkangjitur natës finale.
ERMIR ZOGA Përgjegjës i artit Ky konkurs, që zhvillohet nga QKF Kujtim Alija, synon ruajtjen e vlerave të këngës popullore qytetare.