“Bilbilat”, nata e dytë gjysmëfinale, në këtë mbrëmje konkuruan fëmijët e grupmoshës nga klasa e katërt në të gjashtë

Në teatrin “Migjeni” u zhvillua nata e dytë e fazës gjysmëfinale të konkursit “Bilbilat e Vegjël të Shkodrës Këndojnë”. Në këtë mbrëmje morën 26 konkurentë të vegjël të grupmoshës nga klasa e katërt në të gjashtë.
Mësuesit e kantos dhe vokalit shprehen në lidhje me punën e bërë me këta fëmijë duke evidentuar se mes tyre ka elementë që spikasin.
Konkursi “Bilbilat e vegjël të Shkodrës këndojnë” është iniciativë e mjeshtrit të madh Kujtim Alija, emrin e të cilit mban Qendra Kulturore e Fëmijëve të Shkodrës, organizatorja e eventit.