“Bilbilat”, nis faza e dytë / Në këtë fazë marrin pjesë fëmijët e shkollave publike dhe jopublike të Shkodrës

bilbilat faza e dyte
Në QKF “Kujtim Alija” ka nisur faza e dytë e konkursit tradicional për talentet e vegjël në muzikë “Bilbilat”. Fëmijë të ciklit 9-vjeçar të shkollave publike dhe jopublike të territorit administrativ që mbulon Bashkia e Shkodrës do të testohen për aftësitë e tyre vokale nga komisioni vlerësues i kësaj fushe.
Ermir Zoga beson se edhe në këtë vit do të ketë talente që do të evidentohen më shumë.
Repertori i këtij viti do të jetë kryesisht muzika shqipe ku një fokus të veçantë do të ketë ajo shkodrane.
Faza e dytë pritet të zgjasë rreth dy javë. Ky vit shënon edicionin e XXIX të konkursit “Bilbilat”. Finalja e tij pritet të mbahet në muajin maj.