“Bilbilat” ulin siparin, juria shpalli fituesit e këtij edicioni sipas kategorive përkatëse
Edicioni i 29 i konkursit “Bilbilat” uli siparin e tij në skenën e teatrit “Migjeni”. Në finale morën pjesë 27 konkurentët më të mirë të fazave, të nisura që në fillim të vitit. I konceptuar në formën e një spektakli, nuk munguan as performancat përshëndetëse me këgë, valle e humor.
“Bilbilat”, konkursi tradicional i organizuar nga QKF “Kujtim Alija” është një punë e konkretizuar me sukses, ku risi e këtij edicioni është zhvillimi i tij në teatrin “Migjeni”.
Juria vlerësoi më të mirët në tre kategori. Nga klasa e parë në të tretën, u u shpall fituese Siara Toska, nga e katërta në të gjashtën Eden Dani dhe nga e shtata në të nëntën, Klevi Kapeta.
Në këtë finale të konkursit, e pranishme ishte edhe këngëtarja shkodrane Elhaida Dani.
Nata finale e konkursit “Bilbilat” do të vijë e plotë për të gjithë shikuesit e rrjetit të RTSH në ditët në vijim.