Lajme

“Bild”: Shqipëria, një nga destinacionet emocionuese për 2025

Revista gjermane “Bild” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë duke e sugjeruar si një nga destinacionet që duhen vizituar gjatë 2025. Duke e konsideruar rivierën shqiptare si “kulmin e ri të Mesdheut”, “Bild” thekson se këtu të pasionuarit pas plazhit do të gjejnë gjire me ujë të kristaltë dhe jo shumë të populluar.

Pjesë e tërheqjes turistike në Shqipëri, janë edhe plazhet e fshehura, peizazhet mbresëlënëse malore apo objektet kulturore, që një turistë mund të shijojë gjatë pushimeve të tij

“Shqipëria nuk është më një këshillë sekrete, por në vitin 2025 do të bëhet një destinacion trend për kërkuesit e diellit dhe adhuruesit e plazhit. Uji i kristaltë, gjiret e vegjël dhe fshatrat simpatikë bregdetarë si Ksamili dhe Himara tërheqin vizitorët në Rivierën Shqiptare. Ndryshe nga rajonet e mbipopulluara të Mesdheut, ju ende mund të gjeni plazhe të izoluara dhe të shijoni natyrën këtu”, shkruan revista “Bild” për Shqipërinë.

Ky shkrim është shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, ku thekson se është një promovim shumë i mirë për Shqipërinë turistike.

“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Rama.

Në 2025, Shqipëria ka marrë ftesën për të qenë vendi i nderit në panairin më të madh të turizmit në botë, International Travel Trade Show (ITB) në Berlin. Ky prezantim do i japë edhe më shumë mundësi Shqipërisë për t’u njohur në botë si vend turistik.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi u bë me…

3 minutes ago

Prangoset në flagrancë shoferi / 66- vjeçari u kap nga policia duke drejtuar makinën i dehur

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë një shtetas 66…

5 minutes ago

GJKKO “arrest me burg” për 4 shtetas / Miratohet kërkesa e SPAK, lidhur me ngjarjen e gushtit në Bushat

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar miratoi kërkesën…

7 minutes ago

Sfidat e sigurimeve shoqërore / Informalizimi i tregut të punës dhe emigrimi krijojnë vështirësi në vitet e pensionit

Për të përfituar një pension të plotë, një individi në vendin tonë i duhet të…

13 minutes ago

Plani i rritjes ekonomike, BE njofton lëvrimin e rreth 60 milionë eurove brenda marsit

Shqipëria do të marrë deri në fund të muajit mars pjesën e financimit që lëvrohet…

19 minutes ago

Sanksionet ndaj Rusisë, BE dakordësohet për paketën e gjashtëmbëdhjetë

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian ranë dakord të mërkurën për vendosjen e një raundi…

22 minutes ago

This website uses cookies.