Biletat, heshtje shurdhuese

biletat

biletat

300 mijë kërkesa për 20 mijë bileta, të paktën ky është qëndrimi zyrtar i FSHF-së në lidhje me procesin që po shkakton shumë zhurmë në ambjetin sportiv. Ndeshja Shqipëri-Republikë Çeke është finalja e madhe e kuiqezinjve që në rast të një suksesi do të jenë me një këmbë në Gjermani 2026 dhe ky fakt ka nxitur interesimin e jashtëzkonshëm për bileta.

Mbrëmjen e së prremtes, nëpërmjet procesit online FSHF njoftoi nisjen e shitjes së biletave por sistemi nuk funksinoi sipas parashikimeve duke krijuar pakënaqësi dhe kjo është e kuptueshme. Çmimet e ndryshuara me një rritje të lehtë janë kritikuar gjithashtu por të pakët janë ata që preferojnë të flasin për këtë temë. Biletaria afër stadiumit në një situatë tjetër, nëse biletat do të shiteshin dorazi, do të ishte vendi më i populluar në Shqipëri këto ditë shtatori ndërsa sot përvec ndonje të huaji apo të painteresuari për ndeshjen, sheshi përpara stadiumit mbetet bosh.

Askush nuk preferon të ndalojë e të flasë por zhgënjimi mbetet i madh. Një proces që mbetet ende jo shumë transparent pasi FSHF nuk sqaron në komunikatën zyrtare, numrin e saktë të biletave në shitje, vendimin për të rritur çmimet apo edhe aspekte të tjera si prenotimi i biletave për kategori e njerëz të përzgjedhur, qofshin këta bashkëpunëtorë apo sponsorë, apo gazetarë e anëtarë të stafit çek.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.