Bimët medicinale, ekonomia e Malësisë së Madhe / Fermerët ankohen se këtë vit prodhimi ka mbetur stok
Qindra hektarë sipërfaqe me bimë mjeksore dhe aromatike, por sidomos të sherebelës, e bëjnë Malësinë e Madhe vend lider në prodhimin e tyre, të cilat kryesisht janë për eksport.
Prandaj ekonomia familjare është orientuar drejtë kultivimit të tyre. Fermerët ankohen se si ky vit nuk ka ndodhur asnjë vit më parë që prodhimi të mbetet stok dhe sipas tyre ka ndikuar rënia e çmimit të euros dhe dollarit.
Problematika kryesore në këtë periudhë të korrjes së bimëve mbetet gjetja e krahut të punës, pasi shumica e të rinjve kanë emigruar.
Fran Gashaj është një tjetër fermer i cili do të linte Amerikën për tu kthyer dhe investuar në vendlindje. Ai thotë se rënia e euros dhe dollarit ndikon në uljen e çmimit, por kurrsesi në blllokimin e prodhimit.
Zona e Malësisë së Madhe është prodhuesja kryesore e bimëve aromatike dhe medicinale në gjithë vendin. Janë qindra familje në këtë trevë që merren me kultivimin e tyre. Këto bimë zënë një sipërfaqe prej 5000 mijë hektarësh. Kulturat kryesore që kultivohen janë sherbela, lavandula, rigoni, helikrisumi apo makthi i butë.