Categories: LajmeLajme nga Vendi

Bimët medicinale, ekonomia e Malësisë së Madhe / Fermerët ankohen se këtë vit prodhimi ka mbetur stok

Qindra hektarë sipërfaqe me bimë mjeksore dhe aromatike, por sidomos të sherebelës, e bëjnë Malësinë e Madhe vend lider në prodhimin e tyre, të cilat kryesisht janë për eksport.

Prandaj ekonomia familjare është orientuar drejtë kultivimit të tyre. Fermerët ankohen se si ky vit nuk ka ndodhur asnjë vit më parë që prodhimi të mbetet stok dhe sipas tyre ka ndikuar rënia e çmimit të euros dhe dollarit.

Problematika kryesore në këtë periudhë të korrjes së bimëve mbetet gjetja e krahut të punës, pasi shumica e të rinjve kanë emigruar.

Fran Gashaj është një tjetër fermer i cili do të linte Amerikën për tu kthyer dhe investuar në vendlindje. Ai thotë se  rënia e euros dhe dollarit ndikon në uljen e çmimit, por kurrsesi në blllokimin e prodhimit.

Zona e Malësisë së Madhe është prodhuesja kryesore e bimëve aromatike dhe medicinale në gjithë vendin. Janë qindra familje në këtë trevë që merren me kultivimin e  tyre. Këto bimë zënë një sipërfaqe prej 5000 mijë hektarësh. Kulturat kryesore që kultivohen janë sherbela, lavandula, rigoni, helikrisumi apo makthi i butë.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kryeministri britanik mbështet Zelenskin: Udhëheqësi i zgjedhur në mënyrë demokratike

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…

6 hours ago

Mot i kthjellët në të gjithë vendin, temperaturat mbeten të ulëta

Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…

6 hours ago

Disiplina, gjobiten Vllaznia, Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…

6 hours ago

Dortmundi fluturon në 16-she, ndaj Sporting mjafton një 0-0

Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…

6 hours ago

Liverpool ndalet nga Aston Villa

Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…

6 hours ago

Super Mbappe, Reali eliminon Cityn, PSG fiton me 7 gola

Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…

6 hours ago

This website uses cookies.