Bimët medicinale mbesin stok/ Kryebashkiaku Marinaj: Po shikohet mundësia e subvencionimit
Fermerët që kultivojnë bimë mjekësore dhe aromatike në Malësi të Madhe, ankohen se prodhimi ka mbetur stok. Gjovalin Kastrati tregon se ka të magazinuara rreth 120 ton sherebelë të pa shitur. Ndërkohë kreu i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj thotë se ndikim ka patur rënia e çmimit të dollarit, duke qënë produkti blihet nga biznesmenë dhe eksportohet në tregjet e SHBA. Ndaj po shikohet mundësia e për ti mbështetur këto fermërë me anë të subvencioneve shprehet Marinaj.Zona e Malësisë së Madhe është prodhuesja më e madhe bimëve aromatike dhe medicinale në gjithë vendin. Kulturat kryesore qe kultivohen janë sherbela, lavandula, rigoni, helikrisumi apo makthi i butë.