Bind Vllaznia e Koshit/Kuqeblutë, sfidojnë fierakët dhe ngjiten në renditje
Pallati i sportit “Qazim Dervishi” i Shkodrës ka përjetuar mbrëmjen e së shtunës një ndeshje shumë të dyluftuar, emocionuese, por edhe dramatike, sidomos në minutat e fundit. Bëhet fjalë për sfidën e javës së tetë të Superligës së basketbollit shqiptar, mes Vllaznisë vendase dhe Apolonisë mysafire. Ndonëse Vllaznia e drejtuar nga trajneri Damian Bekteshi ishte në avantazh deri edhe në 15 pikë diferencë, në minutat e fundit, Apolonia e ngushtoi deri në 1 pikë diferencën me kuqeblutë. Megjithatë, Vllaznia arrin ta mbyll takimin me fitore me rezultatin, 71-61.Nga kampi kuqeblu, prononcimi ka ardhur nga kapiteni i skuadrës, Odhise Shkurti, i cili ndër të tjera, shfaqi rezerva për gjykimin e ndeshjes.Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në tabelë, mes katër skuadrave më të mira të kampionatit, ndërkohë pas fitores me Tiranën në shtëpi, Kamza, ka marrë kryesimin e kampionatit.