Binjakët Shpendi një thesar për Cesenan, Cristian po thyen rekordet e Stivenit

Binjaket Shpendi
Pasi festuan golat e Stivenit sezonin e kaluar, në Çezena aktualisht po shijojnë golat e vëllait të tij, Cristian Shpendi. Klubi romanjol po merr maksimumin nga vëllezërit binjakë shqiptarë, pasi ka dy sezone radhazi që një Shpendi udhëheq repartin e sulmit.
Deri në verë pika e referimit ishte Stiven, që po tregon vlerat e tij në elitën e futbollit italian me fanellën e Empolit. Por, mungesa e tij nuk është ndjerë këtë sezon, pasi ka menduar vëllai tjetër Cristian për të udhëhequr sulmin e Çesenas, duke shënuar 11 gola në kampionat deri tani.
Cristian Shpendi shënon gol çdo 90 minuta dhe drejtuesit e klubit po mendojnë që tani se si do të mbushin arkat me shitjen e këtij xhevahiri. Prej largimit të Stivenit drejt Empolit u arkëtuan 2.2 milionë, por tashmë Cesena pretendon akoma më shumë nga shitja e binjakut tjetër.